Receta e ditës për sot, Bordo sugjeron: Kungulleshka të mbushura me peshk

Harroni çdo vakt në verë dhe jepini rëndësi drekës! Një menu ‘light’ e cila do t’ju mbajë në formë gjatë ditëve të plazhit, por që në brendësi ka shumë aroma dhe shije familjare. Bordo ju sugjeron një recetë të thjeshtë, të shpejtë dhe goxha të shëndetshme për ditët e nxehta të verës.

Kungulleshka të mbushura me peshk

Përbërësit: 

6 kungulleshka të rrumbullakëta,
400 g merluc,
1 qepë,
1 thelb hudhre,
1 tufë mente,
vaj ulliri.

Përgatitja:

Hapni me kujdes kungulleshkat, hiqini tulin dhe lëreni të kullojnë. Pritini tulin e kungulleshkave në copa të vogla dhe kaurdiseni për 10 minuta në pak vaj ulliri bashkë me qepën e grirë dhe hudhrën e shtypur.

Më pas, pritini fileton e peshkut në kube të vegjël, shtoni gjethet e mentes të grira imët dhe përzieni këto përbërës me tulin e kungulleshkave, duke i rregulluar me kripë dhe piper. Mbushni kungulleshkat me harxhin e përgatitur, spërkatini me vaj ulliri dhe vendosini kapakun sipër. Piqini në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.

NGA KJO KATEGORI

RUBRIKAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N’VIBE është një platformë digjitale e pavarur e ideuar për të sjellë frymëzimin e përditshëm, lajmet më me ndikim dhe trendet më të fundit të kohës. Përmes një qasjeje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, misioni ynë është të informojmë, të argëtojmë dhe të sjellim energjinë e re të së përditshmes për çdo lexues.

SUBSCRIBE US

Abonohuni në newsletter-in tonë për të marrë lajmet, trendet dhe artikujt më të fundit direkt në email-in tuaj.

© N’VIBE All rights reserved – Powered by Aluna Essence