“Bota kujton ata që nuk ecin si gjithë të tjerët.” Me këtë filozofi, Floriana Garo i beson hapin e saj Di Fratelli-t, duke i dhënë ditëve të verës një kurim absolut.
Në qendër të vëmendjes: sandalet metalike në ngjyrë ari. Të kombinuara me një fustan të freskët me motive lulesh, ato gjejnë natyrshëm vendin e tyre për t’i dhënë dritë të gjithë siluetës.
Shkëlqimi i lëkurës italiane kap rrezet e diellit, ndërsa rripat delikatë dhe taka e hollë flasin gjuhën e elegancës së pastër.
Falë mjeshtërisë artizanale, ky model bie në sy pa asnjë sforcim. Është ekuilibri i përsosur mes karakterit dhe thjeshtësisë.