Agroturizëm Gjepali është shtëpia ime…

Për Fundim Gjepalin, kthimi në fshatin ku u rrit nuk ishte një zgjedhje nostalgjike, por vazhdim i një historie që kishte nisur vite më parë. Pas një karriere të suksesshme në kuzhina prestigjioze dhe chef në restorant “Antico Arco”, ai zgjodhi t’i rikthehej tokës ku hodhi hapat e parë. Në vendlindje ka ngritur “Agroturizëm Gjepali”, një vend ku gastronomia, siç thotë ai, nuk është luks, por e thjeshtë, rurale, por ama ka aromën e pjatave të shtëpisë, të krijuara me produktet vendase që ofron toka, e me misionin për të ruajtur traditën. Chef Fundimi ndan me ne historinë e këtij rrugëtimi, filozofinë dhe vizionin për të ardhmen e “Agroturizëm Gjepali”.

Fundim, ditë impenjative sot, sa veta pret?
Po sot presim 100 persona. Kemi një menu shumë të thjeshtë dhe bëjmë një kuzhinë rurale me atë çfarë na ofron toka, sepse prodhimet tona janë të gjitha “Made in Albania”. Ideja gjithmonë ka qenë të kemi një kuzhinë rurale, sa më të thjeshtë, në një ambient të rafinuar dhe gjëja më e rëndësishme, me çmime të përballueshme. Ky është një vend për të festuar një ditëlindje të vogël në tavolinë me nga gjashtë persona deri në 400 veta. Ne bëjmë shpesh evente sidomos në pranverë kur çelin lulet, por edhe vera ka shumë aktivitete sepse vendi na mundëson të bëjmë festat jashtë. Kemi filluar t’i bëjmë të parët këto festa dhe në fillim u duk si çudi, sepse ishin mësuar me lokalet e mbyllura. Më kujtohet, kishte një ditëlindje, akoma nuk kishte mbaruar komplet dhe një vajzë nga Tirana vjen për të festuar ditëlindjen me 12 shoqet. Tavolina në bar dhe gjithë festa u bë virale….

NGA KJO KATEGORI

RUBRIKAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N’VIBE është një platformë digjitale e pavarur e ideuar për të sjellë frymëzimin e përditshëm, lajmet më me ndikim dhe trendet më të fundit të kohës. Përmes një qasjeje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, misioni ynë është të informojmë, të argëtojmë dhe të sjellim energjinë e re të së përditshmes për çdo lexues.

SUBSCRIBE US

Abonohuni në newsletter-in tonë për të marrë lajmet, trendet dhe artikujt më të fundit direkt në email-in tuaj.

© N’VIBE All rights reserved – Powered by Aluna Essence