Një foto mjaftoi për të ngritur menjëherë pikëpyetje. Alketa Vejsiu ka sinjalizuar rikthimin e saj në Top Channel, këtë herë pranë Luiz Ejllit, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt mund ta shohim si një prej të ftuarave speciale të tij.
Por tani lind pyetja që po na bën edhe më kuriozë: me cilën intervistë do ta shohim fillimisht dyshen?
Në podcastin e saj, me Luizin përballë dhe një bisedë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim? Apo do të jetë Alketa ajo që do të ulet në karrigen e të ftuarit në “Late Night Show” të Luiz Ejllit?
Dy personazhe të fortë të ekranit, dy formate dhe me shumë gjasa një bisedë që do të bëjë zhurmë.
Tani mbetet vetëm të shohim kush do ta publikojë i pari intervistën… Alketa apo Luizi?