Në imazhin e publikuar, Dolce shfaqet shumë pranë një mashkulli që e përqafon, ndërsa identiteti i tij mbetet ende i fshehur. Fytyra e tij nuk duket dhe kjo vetëm sa e shton më shumë misterin.
A është ky mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Dolces?
Gjithçka në foto të çon drejt këtij dyshimi, por për momentin ajo ka zgjedhur të mos zbulojë më shumë. Një foto, një përqafim dhe mjaftueshëm mister për t’i bërë ndjekësit të pyesin se kush është personi që po qëndron kaq pranë saj.
Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë vigjilentë për të zbuluar më shumë, sepse tashmë pyetja është vetëm një:
Kush është fatlumi që ka fituar zemrën e Dolces?
Deri atëherë, misteri vazhdon…