Horoskopi Javor 5.10 – 11.10 2026

Dashi

Këtë javë ndieni të shtypur nën përgjegjësitë e shumta që keni marrë përsipër. Mund të ndiheni të lodhur dhe tensionuar sepse koha mund të mos ju mjaftojë të arrini objektivat e duhura.Zgjidhja; 1. mirëkuptim dhe tolerancë ndaj vetes. 2. Programim dhe përcaktimi i gjërave jetike dhe detyrimisht realizimi i këtij programi. 3. Socioalizim dhe konsultimi me miqtë në momente të vështira.

Demi

Jeta mund të jetë e vështirë dhe sfiduese, sidomos ajo në kolektiv. Mund të keni vështirësi të artikuloheni dhe kjo normale i zmadhon edhe më tepër këto probleme. Zgjidhja; Flisni më thjeshtë, fokusohuni te thelbi. Arsyeja; Të thjeshtësoni jetën dhe të bëheni më produktivë. Si ta përdorni? Zgjidhni gjërat që ju bëjnë të ndihemi mirë, të qetë dhe kaloni më tepër kohë në shtëpi ose me familjarët.

Binjakët 

Kjo është java e analizave të thella për ju. Çfarë vlere shtojnë njerëzit në jetën tuaj? Si mund ti përdorni elementet apo informacionet që keni për të arritur objektivat tuaja? Në aspektin financiar është një javë produktive sepse ju ndihmon të bëni bashkëpunime të frytshme. Në aspektin personal sidomos sentimental, potenciali është i lartë, por duhet të jeni të sigurt përpara se të filloni një lidhje të re.

Gaforre

Energjia është e ulët këtë javë, prandaj dhe bëhet pengesë për çdo gjë. Sfidat apo pengesat që mund të përballemi në punë, mund të ulin vetëbesimin dhe si rrjedhojë të shkaktojnë probleme në karrierë. E vërteta është që këto ndikime janë sfiduese, por janë edhe të domosdoshme që t’ju detyrojnë të drejtoheni atje ku do të jeni më të suksesshëm dhe më të vlerësuar. Mund të keni rikthime nga ish partnerët, por kujtoni që ka arsye pse ka mbaruar si lidhje dhe qëndojuni larg.

Luani

Është një shenjë që ka fat, ka edhe shumë mundësi dhe vlerësohet shumë nga të gjithë. Kjo normale është pozitive, por mund t’ju bëjë pak arrogantë dhe t’ju shtyjë të merrni risqe të panevojshme dhe të dëmshme në aspektin financiar. Këto investime të gabuara mund të krijojnë tension edhe në familje. Pra kjo nuk është një javë veprimi është një javë vëzhgimi. Nëse ju duhet të dekompresoheni do ju këshilloja sporte sociale (në skuadër).

Virgjëresha

Fokusi i kësaj jave është karriera dhe financat. Bashkëpunimet dhe bashkëpunimet që ishin në ajër, fillojnë të japin rezultate të mira. Oferta në lidhje me karrierën, që duhen marrë në konsideratë. Marrëdhëniet në çift përmirësohen sepse rritet mirëkuptimi. Jeni edhe shenja me ndikimet më pozitive në lidhje me shëndetin, ku vihet re përmirësim i dukshëm si për ju ashtu edhe për familjarët tuaj.

Peshore

A janë objektivat tuaja të realizueshme? Kjo është tema që gjatë kësaj jave do të marrë përgjigje. Humbja e balancës dhe nevoja e vazhdueshme për aprovimin e të tjerëve që mund të jetë ndier në javët paraardhëse, këtë javë rregullohet.  Mund të keni rikthime të personave problematikë, të cilëve duhet t’ju qëndroni larg sepse do ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Ose e atyre që kanë lënë gjurmë të rëndësishme te ju, për t’ju rikujtuar mësime të caktuara apo vlerën tuaj. 

Akrepi 

Është shenja që gjatë kësaj jave transformohet falë trysnive në pika të ndryshme në jetën e tij sidomos në vendin ku banoni dhe në familje. Duhet një kontroll i mirë te shpenzimet që bëni që të shmangni problemet me familjarët. Është javë ideale për të hequr dorë nga veset, vartësitë dhe për të filluar një rutinë të shëndetshme apo aktivitet fizik. Do të keni mundësi të rishikojmë situatat që i kemi anashkaluar ose mund të rikthehen mundësi që i keni humbur sepse ju është bërë padrejtësi. 

Shigjetari 

Rrjeti social ndikohet shumë sepse kuptoni vlerën që keni në sytë e tyre. Kuptoni më mirë edhe sesa realiste janë objektivat tuaja dhe çfarë duhet të ndryshoni që ti arrini. Kuptoni edhe veten tuaj më mirë sepse e vëzhgoni botën tuaj të brendshme më thellësisht. Dhe keni edhe një nevojë ti shprehni këto zbulime, por duhet të zgjidhni mirë me kë flisni që të mos bini në dyshim me veten tuaj. Këshilla e javës për ju është; kaloni kohë në ambiente dhe me njerëz që ju bëjnë të ndiheni të qetë.

Bricjapi

Kjo është një javë e vështirë sepse mund të ketë probleme jetësore si në karrierë, në familje dhe në lidhje tuaj. Mund t’ju duhet të hidhni disa hapa mbrapa dhe kjo mund të krijojnë probleme financiare. Ndonëse kjo krijon pasiguri dhe dyshime te ajo që keni ndërtuar, gjeni edhe mbështetje të paplanifikuar. Këto mbështetje janë çelësi sepse ju detyron ta shikoni gjithçka nga një këndvështrim më praktik, që do jua thjeshtësojë shumë jetën në afatgjatë.

Ujori

Ka ardhur një moment ku karriera, jeta juaj profesionale preket shumë. Ky është një ridrejtim drejt suksesit. Këto probleme në përgjithësi vijnë në formë e kontradiktave me eprorët ose mospërputhje me sistemin e vendit të punës. Por kemi edhe zgjidhje, këto vijnë në përgjuthësi në formën e prezantimeve apo sugjerimeve nga kolegët, mentorët. Si dhe mbështetje e konsiderueshme morale nga shoqëria dhe familjarët.  

Peshqit

Kemi mbylljen e gjyqeve, borxheve dhe cikleve karmike. Mund të filloni t’i shqyrtoni këto tema si fillim me kolektivin, shëndetin dhe mënyrën sesi e trajtoni jetën dhe veten. Prandaj kjo javë ju transformon në individë më produktivë. Keni mundësi të hiqni dorë nga veset dhe zakonet problematike dhe të ndërtoni rutina të shëndetshme. Fal rritjes së produktivitetit mund të rrisni fitimet financiare, të keni më tepër kohë për tu argëtuar dhe për të zbuluar pasionet tuaja.

NGA KJO KATEGORI

RUBRIKAT

suela cangu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N’VIBE është një platformë digjitale e pavarur e ideuar për të sjellë frymëzimin e përditshëm, lajmet më me ndikim dhe trendet më të fundit të kohës. Përmes një qasjeje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, misioni ynë është të informojmë, të argëtojmë dhe të sjellim energjinë e re të së përditshmes për çdo lexues.

Email: info@nvibe360.com

SUBSCRIBE US

Abonohuni në newsletter-in tonë për të marrë lajmet, trendet dhe artikujt më të fundit direkt në email-in tuaj.

© N’VIBE All rights reserved – Powered by Aluna Essence