Harrojeni mënyrën tradicionale të gatimit të midhjeve! Kjo recetë verore sjell një shije krejt tjetër

Harroni çdo vakt në verë dhe jepini rëndësi drekës! Një menu ‘light’ e cila do t’ju mbajë në formë gjatë ditëve të plazhit, por që në brendësi ka shumë aroma dhe shije familjare.

Guaska me xhinxher dhe koriandër

Përbërësit: 

1 kg midhje,
3 cm rrënjë xhinxher,
3 lugë kripë,
1 qepë e njomë,
1 tufë koriandër,
4 lugë fara shege,
lëkura e 1 limoni,
4 lugë vaj ulliri,
kripë dhe piper

Përgatitja: 

Zhytini midhjet në një enë me ujë të ftohtë, duke shtuar 1 lugë të madhe me kripë dhe lërini aty për rreth 1 orë. Përsëriteni këtë proces të paktën tri herë, derisa midhjet të hapen.

Qëroni dhe grijeni imët qepën e njomë. Xhinxherin grijeni në rende. Vendosni një tenxhere në zjarr, ku do të hidhni midhjet të cilat do të hapen për 5 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni xhinxherin, koriandrën, farat e shegës dhe lëkurën e limonit. Kriposini dhe piperosni sipas dëshirës, e në fund spërkatini me vaj ulliri. Përziejini që të përthithin të gjitha shijet dhe vendosini për t’i shërbyer në pjatë.

Ju bëftë mirë!

NGA KJO KATEGORI

RUBRIKAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N’VIBE është një platformë digjitale e pavarur e ideuar për të sjellë frymëzimin e përditshëm, lajmet më me ndikim dhe trendet më të fundit të kohës. Përmes një qasjeje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, misioni ynë është të informojmë, të argëtojmë dhe të sjellim energjinë e re të së përditshmes për çdo lexues.

SUBSCRIBE US

Abonohuni në newsletter-in tonë për të marrë lajmet, trendet dhe artikujt më të fundit direkt në email-in tuaj.

© N’VIBE All rights reserved – Powered by Aluna Essence