Harroni çdo vakt në verë dhe jepini rëndësi drekës! Një menu ‘light’ e cila do t’ju mbajë në formë gjatë ditëve të plazhit, por që në brendësi ka shumë aroma dhe shije familjare.
Fusili me pesto rukola dhe fara pishe
Përbërësit:
100 g rukola,
10 gjethe borziloku,
50 g fara pishe,
100 g parmixhano,
100 ml vaj ulliri,
1 thelb hudhër,
300 g makarona fusiloni dhe
kripë.
Përgatitja:
Lani rukolën dhe borzilokun. Pasi t’i thani, grijini imët dhe kalojini në blender me farat e pishës, djathin parmixhano, hudhrën, vajin dhe kripën. Nëse përzierja është e thatë, shtoni pak ujë. Pasi masa të jetë bërë kremoze, hiqeni nga blenderi dhe vendoseni në frigorifer për të pushuar për 30 minuta.
Vloni ujin me pak kripë në tenxhere. Shtoni fusili dhe kur të jenë gati kullojini. Hidhni në një tigan bashkë me peston. Lërini në zjarr mesatar për 1 minutë për t’u aromatizuar dhe shërbejini me djathë parmixhano.