Harroni çdo vakt në verë dhe jepini rëndësi drekës! Një menu ‘light’ e cila do t’ju mbajë në formë gjatë ditëve të plazhit, por që në brendësi ka shumë aroma dhe shije familjare.
Sallatë me kopër, pjeshkë dhe proshutë
Përbërësit:
3 kopër,
3 pjeshkë të verdha,
10 rrepka,
8 feta proshutë,
fara susami.
Për salcën: 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull, 1 lugë lëng limoni, 2 lugë gjelle ujë, kripë dhe piper.
Përgatitja:
Pritni në feta të holla koprën dhe rrepkat, ndërsa pjeshkën në kubikë. Përziejini të tre përbërësit.
Hidhni në një tas 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull dhe 1 lugë lëng limoni. Përziejini dhe shtoni 2 lugë gjelle ujë me kripë dhe piper sipas dëshirës. Vendosini në mikser derisa të krijohet një salcë homogjene, me të cilën do të marinoni sallatën.. Vendosni sipër fetat e proshutës, hidhini pak fara susami dhe shërbejini të ftohtë.
Ju bëftë mirë!