Jessie J ndërpret koncertin pas sherrit mes fansave: “Nxirrini jashtë”

Një incident mes disa fansave detyroi Jessie J të ndalonte për disa momente koncertin e saj në Angli, ndërsa këngëtarja ndërhyri drejtpërdrejt për të qetësuar situatën.

Gjatë performancës pranë Londrës, në turmë shpërtheu një konflikt fizik. Jessie J iu drejtua menjëherë të pranishmëve, duke u kërkuar të mos lejonin që situata të përshkallëzohej.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, tha këngëtarja.

Ajo u bëri thirrje fansave të mos reagonin me dhunë, edhe në rastet kur provokoheshin apo përballeshin me sjellje të papërshtatshme.

Megjithatë, kur tensioni vazhdoi, Jessie J vendosi të ndërpresë përkohësisht shfaqjen dhe kërkoi që personat e përfshirë në përleshje të largoheshin nga ambienti.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, u shpreh ajo.

Pas ndërhyrjes së këngëtares, koncerti vijoi, ndërsa reagimi i saj u vlerësua nga publiku për qëndrimin e prerë ndaj dhunës dhe përpjekjen për të mos lejuar që një konflikt mes disa personave të prishte mbrëmjen për pjesën tjetër të fansave.

NGA KJO KATEGORI

RUBRIKAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N’VIBE është një platformë digjitale e pavarur e ideuar për të sjellë frymëzimin e përditshëm, lajmet më me ndikim dhe trendet më të fundit të kohës. Përmes një qasjeje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, misioni ynë është të informojmë, të argëtojmë dhe të sjellim energjinë e re të së përditshmes për çdo lexues.

SUBSCRIBE US

Abonohuni në newsletter-in tonë për të marrë lajmet, trendet dhe artikujt më të fundit direkt në email-in tuaj.

© N’VIBE All rights reserved – Powered by Aluna Essence