Elton Tozaj rikthehet aty ku di të bëjë më së miri: përballë publikut, me lajmet më të fundit nga bota e showbiz-it dhe me stilin e tij të drejtpërdrejtë.
Këtë herë, rikthimi vjen në një format online, ku Tozaj do të jetë njëkohësisht moderator dhe autor, duke sjellë çdo javë zhvillimet më të bujshme, personazhet më të komentuar dhe historitë që po qarkullojnë në botën e VIP-ave.
Por një gjë është e sigurt: Eltoni nuk është rikthyer për t’i bërë lajmet më të bukura se ç’janë.
Me mënyrën e tij karakteristike, të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ai do t’i analizojë ngjarjet, do të ngrejë pikëpyetje dhe, aty ku e sheh të nevojshme, do të demaskojë atë që fshihet pas fasadës së showbiz-it.
Në këtë format nuk do të mungojnë as emrat e njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare. VIP-a, histori, deklarata, polemika dhe surpriza do të jenë pjesë e një rubrike që premton të sjellë jo vetëm informacion, por edhe opinionin e pakompromis të Tozaj.
📌 Çdo të mërkurë, ora 17:00
📱 Në të gjitha kanalet e rrjeteve sociale të Radar.com
Pra, bëhuni gati! Elton Tozaj është rikthyer dhe këtë herë asgjë nuk premton të mbetet e pathënë.
Ne jemi shumë kuriozë të zbulojmë… çfarë do të dëgjojnë veshët tanë së shpejti!