Ka kombinime që duken të guximshme në shikim të parë, por sapo i sheh të veshura, kupton se pikërisht aty qëndron fuqia e tyre. Lejla dhe e kuqja janë një nga kombinimet më interesante të modës për sezonin Vjeshtë 2026.
Në këtë foto, pesë gra dëshmojnë se ngjyrat nuk kanë gjithmonë nevojë për neutralitet për të krijuar elegancë. Përkundrazi, tonet e lejlasë, purpurit, burgundy-t dhe të kuqes së fortë krijojnë një kontrast të sofistikuar, modern dhe jashtëzakonisht tërheqës.
Moda e këtij sezoni po largohet gradualisht nga ideja se vjeshta duhet të jetë vetëm kafe, bezhë, gri apo e zezë. Pasarelat për Vjeshtë/Dimër 2026 kanë sjellë në qendër lejlan mbretëror, të kuqen e gjallë dhe burgundy-n, duke i trajtuar ato si ngjyra kryesore të garderobës.
Pse funksionon kaq mirë kombinimi i lejlasë me të kuqen?
Sekreti qëndron te intensiteti. Të dyja ngjyrat kanë një personalitet të fortë, por kur kombinohen në tonet e duhura, nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën – përkundrazi, e nxjerrin njëra-tjetrën në pah.
Një kostum lejla i thellë mund të marrë menjëherë një tjetër energji me një bluzë të kuqe, një palë këpucë burgundy ose një çantë të kuqe. Po ashtu, një fund lëkure në lejla kombinohet në mënyrë perfekte me çizme ose aksesorë në tonet e kuqe.
Kjo dyshe ngjyrash është identifikuar si një nga kombinimet më të forta të sezonit, duke u shfaqur në koleksione dhe në street style, nga tonet e kuqe të ndezura deri te lejla mbretërore dhe burgundy.
Dy mënyra për ta veshur këtë trend
Elegant dhe urban:
Një palë pantallona të gjera në lejla të errët + një bluzë e kuqe + një blazer në të njëjtën familje ngjyrash. Përfundojeni look-un me këpucë në burgundy.
Statement, por i balancuar:
Zgjidhni një pjesë kryesore në lejla – për shembull një fund, fustan ose kostum – dhe shtoni vetëm një detaj të kuq: çantën, këpucët ose buzëkuqin. Kështu, trendi bëhet i dukshëm pa e mbingarkuar veshjen.
Moda e kësaj vjeshte ka një mesazh të qartë
Mos kini frikë nga ngjyrat.
Fashion Tip: Nuk është e nevojshme të blini një garderobë të re. Mjafton të kombinoni një pjesë që tashmë e keni në lejla me një aksesor të kuq – dhe look-u juaj fiton menjëherë një frymë të re për këtë sezon.