Lamtumirë Laurent!

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-banori i “BBVK” dhe influenceri Laurent Krasniqi
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, bota e showbiz-it dhe ajo e rrjeteve sociale janë tronditur nga një lajm tragjik. Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova” dhe njkohësisht një prej tiktokerëve dhe krijuesve më të njohur të përmbajtjes, Laurent Krasniqi, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë trafiku.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20 në fshatin Llukarë të Prishtinës. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia dhe burimeve nga terreni, Krasniqi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur është përfshirë në një përplasje fatale.
Për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditja, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve, duke lënë të pikëlluar familjen, miqtë dhe mijëra ndjekës që e mbështesnin çdo ditë në rrjetet sociale.


Autoritetet kompetente dhe njësitet e trafikut dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e sakta se si erdhi deri te ky aksident i rëndë që i preu jetës rrugëtimin në moshë kaq të re.
Lajmi është pritur me dhimbje të madhe nga miqtë dhe kolegët e skenës, të cilët po vërshojnë rrjetet sociale me mesazhe lamtumire dhe ngushëllimi për familjen Krasniqi.

NGA KJO KATEGORI

RUBRIKAT

suela cangu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N’VIBE është një platformë digjitale e pavarur e ideuar për të sjellë frymëzimin e përditshëm, lajmet më me ndikim dhe trendet më të fundit të kohës. Përmes një qasjeje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, misioni ynë është të informojmë, të argëtojmë dhe të sjellim energjinë e re të së përditshmes për çdo lexues.

Email: info@nvibe360.com

SUBSCRIBE US

Abonohuni në newsletter-in tonë për të marrë lajmet, trendet dhe artikujt më të fundit direkt në email-in tuaj.

© N’VIBE All rights reserved – Powered by Aluna Essence